Flash News

POLITIKOFF

Telashe të tjera për të dashurin e Rihannës, nëna e tre fëmijëve pretendon se ka pasur një aferë me reperin

Telashe të tjera për të dashurin e Rihannës, nëna e tre

Disa ditë pas lajmit që bëri bujë në media se A$AP Rocky ka tradhtuar Rihanna-n me stilisten Amina Muaddi, reperi po përballet me një tjetër situatë të vështirë, të së njëjtës natyrë. Një grua 45 vjeçare ka publikuar disa mesazhe që pretendon se ka shkëmbyer me reperin, kur Rihanna ishte në muajt e parë të shtatzënisë.

Telashe të tjera për të dashurin e Rihannës, nëna e tre

Sipas The Sun, reperi i ka ofruar nënës së tre fëmijëve Jilly O’Donnell që ta takonte në Ukrainë. Ai ka kontaktuar me instruktoren duke e “bombarduar” me mesazhe flirtuese. “Pashë se kishte një tik blu në emrin e tij në Instagram kështu që pyeta vajzat e mia. Ata më thanë se ishte i dashuri i Rihanna-s dhe menduan se po bëja shaka. Ai ka miliona ndjekës në Instagram, kështu që Zoti e di pse zgjodhi të më dërgojë mesazhe,”- tha ajo.

Telashe të tjera për të dashurin e Rihannës, nëna e tre

Nëna e tre fëmijëve ka treguar se shkëmbeu disa mesazhe me reperin.

Ajo pretendon se i ofroi të shkonte në Ukrainë, disa muaj përpara pushtimit nga Rusia. “Isha e tronditur kur pashë që ai ishte me Rihanna-n, veçanërisht fakti që ajo ishte shtatzënë. Por asgjë nuk ndodhi dhe e gjitha ishte një bisedë mjaft e lehtë. Shpresoj që ata të jenë shumë të lumtur bashkë”, theksoi ajo.

Kujtojmë se lajmi i parë i tradhtisë, është mohuar nga stilistja dhe blogeri që nxiti thashethemet ka kërkuar falje publike.

Të fundit