Flash News

POLITIKOFF

Tenistja publikoi video me këngën e Dua Lipës, serbët e sulmojnë me komente: Pse e shite shpirtin

Tenistja publikoi video me këngën e Dua Lipës, serbët e

Megjithëse arti dhe muzika nuk kanë pse të ngatërrohen me çështje politike, duket se për serbët kjo ka rëndësi. Pasi nuk duan që një serb të manifestojë, të argëtohet apo të përdorë rrjetet sociale me këngën e një shqiptari.

Bëhet fjalë për ish-tenisten serbe, Ana Ivanoviç e cila është përballur me kritika të shumta dhe sulme në komentet në Instagram, për shkak se ka bërë një video me kolonë zanore të Dua Lipës në sfond.

“Pse Dua Lipa, ajo është një zgjedhje e keqe”; “Pse Dua Lipa, një person që i urren serbët dhe propagandon Shqipërinë e Madhe?”; “Pse Ana, për hir të Zotit?! Ti e shite shpirtin tënd”, janë disa nga komentet e ndjekësve të saj serb.

Kujtojmë se vetëm disa kohë më parë, "Puma" në Serbi kishte si 'billboard' imazhin e Dua Lipës dhe kjo shkaktoi polemika aq të mëdha, sa u detyruan ta heqin prej aty.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ana Ivanović (@anaivanovic)

Të fundit