Flash News

Bota

Tension mes turqve nacionalistë dhe sirianëve, zjarre dhe përmbytje; mbi 30 viktima dhe miliarda dollarë dëme

Tension mes turqve nacionalistë dhe sirianëve, zjarre dhe

Situata në Turqi duket shumë e rëndë dhe do duhet shumë kohë që ta marrin veten nga dëmet e shkaktuara.

Turqia po përballet me një nga katastrofat më të rënda që ka parë ky vend gjatë dekadave të fundit. Fillimisht zjarret, që kanë djegur një sipërfaqe të madhe të vendit dhe kanë shkaktuar të paktën 8 viktima e shumë dëme materiale dhe tani situata është e rënduar nga përmbytjet.

Nga përmbytjet në Kastaonu, Sinop dhe Bartik numri i viktimave ka shkuar në 27 si dhe ka shumë dëme materiale. Shirat e dendur të ditëve të fundit në këtë zonë mbushën lumenjtë, të cilët dolën nga shtrati duke marrë para gjithçka.

Një qytetar në Kastamoonu ka thënë për DHA se:

“Ishim duke ngrënë drekë në restorant, kur niveli i ujit u rrit menjëherë. Nuk zgjati as 5 minuta. Është një katastrofë e vërtetë”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazete Magazin (@gazetemagazin)

Ndërkohë, rreth 48 orë më parë, situata ka qenë mjaft tensionuese në disa lagje të Ankarasë, ku grupe nacionalistësh turq i janë sulur zonave ku banojnë sirianë të shpërngulur prej luftës duke djegur dhe plaçkitur pronat e tyre.

Përmes videove të shpërndara në rrjete sociale, shihet situata mjaft e tensionuar ku turqit e inatosur godasin me gurë dhe i vënë zjarrin makinave, bizneseve dhe banesave ku jetojnë sirianët pasqyrojnë edhe rrezikun që paraqesin këto ngjarje për një shoqëri të polarizuar si ajo turke, në të cilën aktualisht ndodhen mbi 5 milion sirianë dhe një numër i madh afganësh të shpërngulur.

Nacionalistët turk besojnë se zjarret javë vënë nga sirianët dhe kjo ka shkaktuar një valë racizmi, duke u përfshirë dhe personazhet me influence publike teksa kanë uruar dhe vdekjen për sirianët.

Situata duket shumë e tensionuar në Turqi pasi dhe policia e pati të pamundur të kontrollojë turmat e irriturara të turqve nacionalistë, të cilët dogjën dhe plaçkitën bizneset e sirianëve, ndërsa nuk munguan edhe ata që i krahasuan këto ngjarje me ato të 6-7 shtatorit 1955, ku në lagjet e Stambollit u sulmuan në të njëjtën mënyrë bizneset dhe pronat e grekëve që banonin në atë kohë aty. 

Ndërkohë, dëmi i shkaktuar nga zjarret dhe përmbytjet vlerësohet të jetë me miliarda dollarë, porende qeveria turke nuk ka dalë me një bilanc, përderisa vendi vijon të jetë i kërcënuar nga këto dy fatkeqësi natyrore.

Burimi: Pjesërisht Hurriyet.com.tr dhe Gazete Magazin

Të fundit