Flash News

POLITIKOFF

Tension në konferencë për shtyp, Granit Xhaka provokohet nga gazetarët serbë, drejtori helvet i mediave revoltohet: Tani mjaft

Tension në konferencë për shtyp, Granit Xhaka provokohet nga

Granit Xhaka ishte në konferencë për shtyp, teksa mes dhjetëra gazetarëve, pjesa më e madhe nga kombësitë e skuadrave të Grupit G, dy serbë janë përpjekur që të provokojnë kosovarin, por ai me shumë qetësi iu përgjigj:

“Serbia është një kombëtare shumë e fortë, me mjaft cilësi dhe ka ardhur këtu për të ecur përpara. Ne jemi profesionistë, nuk luajmë në këtë Botëror për të ndryshuar historinë”.

Por më shumë sesa Granit Xhakën, ato revoltuan drejtorin e mediave të kombëtares helvete, Arnold, i cili u kthye: “Tani mjaft. Kemi luajtur kundër Kamerunit dhe ndeshjen e ardhshme sfidojmë Brazilin. Për Serbinë kur të vijë koha”.

Të fundit