Flash News

POLITIKOFF

Tensione mes Kinës dhe Tajvanit: A ka rrezik për një luftë tjetër?

Tensione mes Kinës dhe Tajvanit: A ka rrezik për një luftë

Kina ka nisur stërvitje ushtarake pranë Tajvanit dhe lëshoi 11 raketa balistike në ujërat përreth brigjeve verilindore dhe jugperëndimore të ishullit. Këto veprime pasuan vizitën e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, në Tajvan të mërkurën.

Tensione mes Kinës dhe Tajvanit: A ka rrezik për një luftë

Në përgjigje, ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se kishte aktivizuar sistemet e saj të mbrojtjes dhe po monitoronte situatën.

Shumë besojnë se kjo mund të jetë një shkëndijë për nisjen e një konflikti të armatosur mes Kinës dhe Tajvanit dhe diçka e tillë mund të destabilizojë të gjithë rajonin.

Stërvitjet ushtarake të Kinës po zhvillohen në disa nga rrugët ujore më të ngarkuara në botë, duke shkaktuar ndërprerje në korsitë e transportit dhe fluturimet për dhe nga Tajvani.

Tensione mes Kinës dhe Tajvanit: A ka rrezik për një luftë

Ç’duhet të dini:

Pse Kina dhe Tajvani kanë marrëdhënie të dobëta? Kina e sheh ishullin e vetëqeverisur si pjesë të territorit të saj dhe këmbëngul se ai duhet të bashkohet me kontinentin, me forcë nëse është e nevojshme.

Si qeveriset Tajvani? Ishulli ka kushtetutën e tij, udhëheqës të zgjedhur në mënyrë demokratike dhe rreth 300,000 trupa aktive në forcat e tij të armatosura.

Kush e njeh Tajvanin? Vetëm disa vende e njohin Tajvanin. Shumica njohin qeverinë kineze në Pekin. SHBA nuk ka lidhje zyrtare me Tajvanin, por ka një ligj që i kërkon t'i sigurojë ishullit mjetet për t'u mbrojtur.

Të fundit