Flash News

POLITIKOFF

Tha se Ballkani ka qenë helen, këngëtarja e revoltuar me deklaratën e Arian Çanit: Lus Zotin t'i mbyllet emisioni

Tha se Ballkani ka qenë helen, këngëtarja e revoltuar me
Foto ilustruese/ Arian Cani dhe Rovena Stefa

Disa muaj  më parë deklara e moderatorit Arian Çani se Ballkani është i gjithi Helen, shkaktoi reagime të shumta.  

Këngëtarja Rovena Stefa reagoi publikisht duke theksuar se nuk ishte dakord me të, madje duke kërkuar edhe bojkotimin e emisionit ‘Zonë e Lirë’.

E ftuar së fundmi në RTV Ora, Rovena tha se nuk ishte penduar aspak dhe se asgjë nuk është thënë në gjaknxehtësi e sipër.

"Jo, unë nuk kam asgjë me Çanin, kam qenë edhe e ftuara e tij. Nuk kam folur vetëm unë për Çanin, kundra deklaratave për helenikët. Në vende të tjera, për deklarata të tilla, njerëz publik përfundojnë në burg. Foli në një mënyrë të tillë, duke përçmuar vendin, duke përçmuar historinë tonë, dhe kjo më preku, ndaj dhe reagova ashtu", tha këngëtarja.

E pyetur nëse do të shkontë përsëri në emisionin e Çanit, ajo u përgjigj: Jo, jo, nuk do të shkoj më tek Çani. E kam mbyllur me Çanin. Unë vetë e kërkova bojkotimin e emisionit. Përderisa e kërkova për të tjerët, normalisht që nuk kam si shkoj unë. Shpresoj që Zoti t’ia mbyllë sa më shpejt (qesh). Nuk dua të keqen e Çanit, por për atë gjë që ka bërë, ose duhet të mbajë përgjegjësi, ose duhet t’i thotë ‘më fal’ të gjithë shqiptarëve.

Të fundit