Flash News

POLITIKOFF

Tha se e dashura nuk e kishte falur për BBV, Lorenci tregon si po shkon lidhja e tij

Tha se e dashura nuk e kishte falur për BBV, Lorenci tregon si po shkon

Pasi doli nga ‘Big Brother VIP’, Lorenc Hasrama zbuloi se kishte pasur një lidhje jashtë dhe e dashura e tij nuk ishte e kënaqur me sjelljen e tij. Rikujtojmë se këngëtari jo vetëm që tregoi se ka pasur një lidhje me Keisin, por po ashtu flirtoi edhe me Jorin.

Ai u shpreh se i ka kërkuar falje partneres, por ajo akoma nuk e kishte pranuar. Sakaq, në një intervistë të fundi tai ka treguar më shumë rreth saj. I ftuar në ‘Top Albania Radio’ Lorenci tha se lidhja po shkon mirë.

Por, nuk tregoi më shumë detaje. E vetmja gjë që zbuloi ishte se partnerja e tij ishte shenja e Luanit në horoskop.

“Mirë jemi. Unë jam shumë njeri privat tek kjo pjesë. Por po ju them që unë jam shenja e Ujorit dhe ajo është një Luan.”-tha Lorenci.

Të fundit