Flash News

POLITIKOFF

Tha se është homoseksual: Iker Casillas sqaron deklaratën

Tha se është homoseksual: Iker Casillas sqaron deklaratën

Iker Casillas, ish-portieri i kombëtares së Spanjës dhe Real Madrid, nuk është homoseksual! Deklarata e tij në Twitter që zuri titujt kryesorë të mediave online, në fakt nuk ka qenë e bërë prej tij, të paktën kështu thotë ai.

Ish-futbollisti është shprehur duke thëne se llogaria e tij e Twitter-it ishte vjedhur. 

"Llogaria ime ishte hacker-ar. Fatmirësisht gjithçka tani është ok. I kërkoj ndjesë gjithë ndjekësve të mi dhe akoma më shumë ndjesë komunitetit LGBT." 

Në statusin që më vonë u fshi, supozohej se Iker shkruante:

“Shpresoj të më respektoni: Jam gay”, shkroi ai dhe shumë fansa dhe kolegë e mirëpritën guximin dhe deklaratën e tij.

41-vjeçari ka bërë histori një ndër portierët më të mirë dhe ka fituar 19 kupa në karrierën e tij. Ish-portieri u nda nga bashkëshortja e tij, Sara Carbonero, modele dhe moderatore në vitin 2021. Megjithëse pranuan se rrugët e tyre u ndanë, ata premtuan se do të vazhdonin të qëndronin të afërt për të mirën e 2 fëmijëve që kanë bashkë.

Të fundit