Flash News

POLITIKOFF

Tha se pëlqen Beniadën, por Valoni "po gjuan" Einxhel

Tha se pëlqen Beniadën, por Valoni "po gjuan" Einxhel

Pavarësisht se ka vetëm 3 ditë që ka hyrë në shtëpinë e Big Brother Vip Albania, këngëtari Valon Shehu ka qenë super aktiv. Është përfshirë shumë shpejt me banorët dhe madje edhe ka bërë muzikë për ta e ka kënduar me ta.

Që kur hyri në shtëpi, në klipin e tij prezantues ai tha se pëlqen Beniadën dhe janë ngacmuar paksa, mirëpo duket se ai tashmë është përqendruar më shumë tek Einxhel. Sot, Valoni ka flirtuar me Einxhel dhe e pranoi se ajo e tërheq goxha fizikisht.

"Ti nuk është se nuk më tërheq, e mirë po, e gjatë po, trupin dhe fytyrën e mirë, njeri i mirë më dukesh, shikimin e ëmbël po. Ke potencial”, – i tha ai moderatores gjatë një bisede sot tek dhoma e gjumit.

Einxhel e falenderoi dhe duket se i pëlqeu këto komplimenta.

Të fundit