Flash News

POLITIKOFF

Thanë që e mbante Iliri me hatër, Meridiani eliminohet nga ‘Dance Albania’

Thanë që e mbante Iliri me hatër, Meridiani eliminohet nga

Ndonëse e kishte provuar sfidën e kërcimit edhe tri herë të tjera, e katërta për Meridianin ishte e fundit. Mbrëmë, një prej konkurrentëve të rinj të ‘Dance Albania’, është eliminuar nga spektakli në një sfidë me Cindy Marinën.

I vlerësuar me pikë minimale nga juria, Meridiani e nuhati që do të ishte sërish në sfidë këtë të hënë dhe ashtu ndodhi. Por këtë herë, fati nuk ishte me të.

Juria vendosi që Cindy do të vijonte garën, ndërsa Meridiani e mbylli kështu rrugëtimin e tij të shkurtër në Dance Albania. Megjithatë, siç tha edhe vetë Meridiani, ‘gjërat e bukura zgjatin pak”. Kujtojmë se shpesh herë Iliri është akuzuar që po e mbante Meridianin "me hatër".

Të fundit