Flash News

POLITIKOFF

Thanë se nuk e ka bërë në të vërtetë vaksinën, Chiara Ferragni sqaron fansat

Thanë se nuk e ka bërë në të vërtetë

Para dy ditësh, blogerja e famshme Chiara Ferragni njoftoi miliona ndjekësit e saj se ka marë dozën e parë të vaksinës anti-Covid.

"Çfarë momenti emocionues. Dukej shumë larg, por më në fund ndodhi," –shkroi ajo krahas fotos teksa vaksinohej.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Më pas, Chiara ndau disa foto me ndjekësit, dhe likoplasti dukej në krahun tjetër dhe filluan aludimet se ajo ka gënjyer dhe se nuk e ka bërë vërtetë vaksinën.

Pas akuzave në rrjet, Chiara i është drejtuar sërish Instagramit për të sqaruar gjithçka.

"Ndihem krejtësisht normale. Më vjen për të qeshur që kaq shumë teoricienë konspirativë kanë menduar se kam gënjyer për vaksinën. Sepse në video leukoplasti dukej në krahun tjetër. E bëra në krahun e majtë dhe kamera kur e përdor nga përpara kthen imazhin", -tha ajo duke sqaruar se në një rast është përdorur kamera e pasme dhe në rastin tjetër, në makinë, ajo para.

Të fundit