Flash News

POLITIKOFF

"The Ferragnez", seriali i ri me një prej familjeve më të komentuara dhe të ndjekura në rrjetet sociale

"The Ferragnez", seriali i ri me një prej familjeve më

"The Ferragnez" është seriali më i ri i cili do të nisë në dhjetor të 2021-shit me protagonist ata: The Ferragnez!

Ka qenë vetë Chiara Ferragni e cila ka konfirmuar këtë lajm përmes një postimi në Instagram ku shkruan se në dhjetor të këtij viti do të lançohet seriali me 8 episode dhe do të tregohen momente të papublikuara më parë nga jeta e tyre brenda familjes dhe jo vetëm.

Seriali do të shfaqet në Amazon Prime Video dhe fansat mezi po presin pasi familja e tyre bashkë me dy fëmijët e vegjël janë kaq të ndjekur dhe të dashur jo vetëm në Itali por në shumë vende të botës.

"Viti i fundit ka qenë i mbushur me shumë emocione, si nga ana profesionale ashtu dhe nga ndryshimet në familjen tonë. Festivali i Sanremo-s, lindja e Vittoria-s, pandemia që vazhdon të ndryshojë jetën e të gjithëve ne. Eshtë një serial me ngjarje që kanë peshë dhe ndikime të ndryshme, por që në fund të ditës na kanë dhënë mundësinë të marrin kohën tonë për të punuar me veten si çift dhe si familje. Ka qenë një vit që zor se do ta harrojmë," - shkruan Chiara krahas postimit.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Chiara Ferragni ✨ (@chiaraferragni)

Të fundit