Flash News

POLITIKOFF

"The Terrace" nxit dhe ndihmon në vlerat e përvojat e shikimit

"The Terrace" nxit dhe ndihmon në vlerat e përvojat e

Të gjitha modelet e televizorëve The Terrace, linja premium e produkteve të dizajnuara për argëtimi në ambientet e jashtme, janë bërë të parat në industrinë e televizorëve që verifikohen për performancën e vizibilitetit të jashtëm.

Ky verifikim vjen nga Laboratorët Underwriters me bazë në Sh.B.A (UL), një organizatë globale e pavarur e shkencës së sigurisë, me mbi një shekull përvojë në inovacionin e zgjidhjeve të sigurisë.

"The Terrace" nxit dhe ndihmon në vlerat e përvojat e

Në ambientet e jashtme, konsumatorët duhet të gjejnë mjete për të bllokuar rrezet e diellit në mënyrë që të arrin vizibilitetin e duhur, i cili ka qenë një problem kryesor në kategoritë e produkteve të ngjashme.

Përveç Samsung OH55A, një produkt i sinjalistikës në natyrë që përdor të njëjtat teknologji të vizibilitetit të jashtëm si televizori The Terrace, gjithashtu mori verifikimin Outdoor Visibility.

Samsung gjithashtu njeh rëndësinë e rezistencës ndaj kushteve të motit, kundër shiut dhe pluhurit, në modelet e televizorëve për ambientet e jashtme. Kompania mori certifikimin standard IP55, të rezistencës ndaj ujit dhe pluhurit nga Komisioni Ndërkombëtar Elektroteknik (IEC), i cili së bashku me verifikimin e fundit UL do të luajë një rol kryesor në forcimin e përpjekjeve të Samsung për të siguruar një përvojë optimale të shikimit në kushte të ndryshme të ambienteve të jashtme.

"The Terrace" nxit dhe ndihmon në vlerat e përvojat e

"Verifikimi Outdoor Visibility i UL për The Terrace do t'u mundësojë konsumatorëve anembanë globit që të shtojnë më tej vlerat në përvojat e tyre të shikimit", tha Yong Hoon Choi, Zëvendës President i Departamentit Vizual në Samsung Electronics. "Si udhëheqës në industrinë e televizorëve, Samsung do të vazhdojë të zhvillojë teknologji inovative që janë të optimizuara për stilet e reja të jetesës dhe ato në zhvillim ".

Të fundit