Flash News

POLITIKOFF

The Weeknd sqaron mesazhin pas fytyrës së fashuar

The Weeknd sqaron mesazhin pas fytyrës së fashuar

 

Këngëtari The Weeknd ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave lidhur me daljet e tij publike por edhe me klipet. Ai paraqitej me fytyrën e fashuar, me hematoma dhe me botoks (të gjitha këto të bëra me ndihmën e makijazhit).

“Domethënia pas atyre fashave në kokë është reflektimi mbi kulturën absurde të VIP-ave të Hollywood dhe njerëzve që manipulojnë vetveten për arsye sipërfaqësore për t’u kënaqur dhe për t’u dukur të vlefshëm”, ka thënë këngëtari në një intervistë për “Variety” përpara performancës së tij në “Super Bowl”, që do të transmetohet live ditën e diel.

Kur është pyetur nga “Variety” se pse e bëri fytyrën e tij të dukej aq keq, The Weeknd është shprehur:

“Supozoj se ju mund ta mendonit se të qenit tërheqës nuk është e rëndësishme për mua, por një rrëfim tërheqës është”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Weeknd (@theweeknd)

Të fundit