Flash News

POLITIKOFF

Thuhej se doli nga shtëpia e BBV me planifikim, Big Mama sqaron për mesazhin që qarkullon në rrjet

Thuhej se doli nga shtëpia e BBV me planifikim, Big Mama sqaron për

Big Mama doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, për shkak të një debati të agravuar me Antonelën. Vetë Big Mama preferoi të dilte dhe u shpreh se ky është një vendim i prerë.

Pas daljes së këngëtares u shpërnda një teori se largimi ishte i planifikuar më herët për në datën 24 dhjetor. Ish-konkurrenti i Big Brother, Vesel Kurtishaj i kishte shkruar Anaid Kalotit ditë më parë për daljen e Big-ut.

Dhe këtë, Big Mama e ka sqaruar në “Shqipëria Live”, ku u pyet për këtë thashethem dhe u përgjigj:

“Nuk ka qenë e programuar aspak. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”, tha Big Mama.

Ajo deklaroi sërish se nuk është penduar, as mërzitur për ato që ndodhën e as për daljen nga shtëpia.

Të fundit