Flash News

POLITIKOFF

Thuhet se Bjordi Mezini do të rifutet në BBV2

Thuhet se Bjordi Mezini do të rifutet në BBV2

Jo pak emra po përfliten se do të bëhen pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Emri i radhës është një nga më të njohurit dikur, kur “Big Brother” kishte si konkurrentë njerëz të panjohur. Nëpër disa portale, po shkruhet se Bjordi Mezini do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”. Kjo nuk do të ishte çudi, nisur nga fakti se ka ndodhur më parë që ish-banorë të “Big Brother” (si Meridian Ramçaj), janë futur sërish në reality show, këtë herë në formatin VIP.

Thuhet se Bjordi Mezini do të rifutet në BBV2

Anabel.al iu drejtua Bjordit për vërtetësinë e këtyre thashethemeve, por nuk morëm një përgjigje.

Bjordi ishte një nga emrat më të përfolur të “Big Brother 2”, sigurisht ndikuar edhe nga historia e dashurisë që pati me Adelajda Xhamanin, e cila për fat të keq ndërroi jetë në vitin 2017 si pasojë e një ataku kardiak (asokohe ata i kishin dhënë fund lidhjes). Raporti i tyre konsiderohet edhe sot si historia më e famshme e dashurisë në historinë e “Big Brother”. Pas përfundimit të reality show-t, Bjordi iu dedikua pasionit të tij ndaj kinematograf, ku realizoi disa projekte kinematografike si regjisor dhe aktor.

Të fundit