Flash News

POLITIKOFF

Thuhet se Olsi Bylyku dhe Jul Deda rikthehen në Top Channel

Thuhet se Olsi Bylyku dhe Jul Deda rikthehen në Top Channel

Merkatorja televizive ka filluar tashmë dhe përflitet për lëvizje të shumta. Para pak ditëve u raportua se ‘Klanifornia’ nuk do transmetohet më në Tv Klan. Teksa lajmi nuk është konfirmuar ende, sot ‘Kryefjala.com’ shkruan se dy aktorët e këtij programi televiziv Olsi Bylyku dhe Jul Deda, nuk do jenë më pjesë e tij.

Po e njëjta media raporton se dy aktorët do rikthehen në ‘Top Channel', pasi janë parë në ambientet e televizionit. E aludohet se do jenë pjesë e ‘Portokalli’.

Kujtojmë se Olsi u bë i njohur me personazhin e “Kimikatit” para disa viteve në ‘Portokalli’ ku nisi rrugëtimin e tij drejt ekranit, teksa Juli ka qenë një nga aktorët e parë të këtij show humoristik dhe i njohur kryesisht në treshen e famshme ThShlBsh.

Të fundit