Flash News

POLITIKOFF

"Ti e bën këngën të bukur me zërin tënd", projekti i ri Bebe Rexhës 'fikson' fansat

"Ti e bën këngën të bukur me zërin

Prej disa ditësh këngëtarja Bebe Rexha ka promovuar këngën e saj të re "Sacrifice". Sot, më në fund ajo ka publikuar klipin dhe është pëlqyer shumë nga fansat të cilët kanë komentuar pafund pozitivisht në Youtube.

Për këtë projekt muzikor Bebe ka bashkëpunuar me producentin, Mike Breslauer, teksa regjisori i klipit është Christian Breslauer.

Zhanri dance/pop duket se i përshtatet shumë Bebes së cilës fansat i sugjerojnë që në këtë zhanër ajo është shumë mirë edhe pse zëri i saj i mrekullueshëm i jep magji këngës.

"Bebe, kjo këngë është kaq e bukur, gjithsesi ti i bën këngët të bukura me zërin tënd. Mos bëj një pushim të gjatë, të lutem. Këndo më shumë dhe mos ndalo kurrë së kënduari. Ne të duam shumë. Ti meriton me shume,"- është një nga komentet e shumta.

"Ti e bën këngën të bukur me zërin

 

Të fundit

11 Korrik 2025, 10:50