Flash News

POLITIKOFF

"Ti je heroi im", Ben Stiller takohet me Zelensky-n në Kiev

"Ti je heroi im", Ben Stiller takohet me Zelensky-n në Kiev

Aktori amerikan Ben Stiller është takuar me Volodymyr Zelensky në Kiev, si pjesë e rolit të tij si ambasador i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët (UNHCR).

Stiller i tha presidentit ukrainas se ai ishte heroi i tij dhe e komplimentoi karrierën e tij të mëparshme të aktrimit. Stiller ka punuar si ambasador i vullnetit të mirë në UNHCR që nga viti 2016.

"Ti je heroi im", Ben Stiller takohet me Zelensky-n në Kiev

“Është një gjë ta shohësh këtë shkatërrin në TV apo rrjete sociale dhe një tjetër ta shohësh me sytë tuaj. Kjo është shumë më tronditëse,”- tha Stiller.

“Ajo që patë në Irpin është padyshim e tmerrshme. Por është edhe më keq të imagjinohet se çfarë po ndodh në vendbanimet që janë ende nën pushtimin e përkohshëm në lindje”, tha Zelensky.

Të fundit