POLITIKOFF

TikTok merr masa strikte për përdoruesit nën 16-vjeç

TikTok merr masa strikte për përdoruesit nën 16-vjeç

TikTok është kritikuar shumë se nuk ka siguri për fëmijët, ndaj kompania ka marrë disa masa të nevojshme për të përmirësuar sigurinë për të gjithë përdoruesit nën 16 vjeç.

Çdo përdorues nën moshën 16-vjeçare  që ka një profil në TikTok, do i kthehet llogaria në statusin privat pas ndryshimit të politikave të këtij rrjeti social. Përdoruesit e tjerë do e kenë të ndaluar të shkarkojnë video nga profilet e fëmijëve nën 16 vjeç.

Llogaritë e 16 dhe 17-vjeçarëve do të parandalojnë që të tjerët të shkarkojnë videot e tyre, por ata që janë më të rinj në moshë do të kenë mundësinë të çaktivizojnë këtë kufizim. Gjithashtu përdoruesit e tjerë nuk do të lejohen as të bëjnë duete me klipet e krijuara nga personat në 16 vjeç.

Këto ndryshime do të nisin nga sot për të gjithë përdoruesit e kësaj grupmoshe në të gjithë botën.

Ditari politik

Të fundit