Flash News

POLITIKOFF

"Time" e rendit Dua Lipën në krye të listës së 100 artistëve më me influencë në të ardhmen

"Time" e rendit Dua Lipën në krye të listës

Megjithëse në një vit të vështirë për artistët dhe muzikantët, për shkak të pandemisë së Covid-19, Dua Lipa ia ka dalë të ketë vitin e saj më të mirë të karrierës muzikore.

Me publikimin e albumit të ri "Future Nostalgia" dhe klipet por edhe koncerti virtual, Dua ka thyer rekorde të njëpasnjëshme muzikore.

"Time" e rendit Dua Lipën në krye të listës

Tani, Dua është shfaqur në kopertinën e revistës prestigjioze "Time", që e ka renditur Duan në krye të listës së 100 artistëve që po i japin formën së ardhmes. Në listë janë të gjithë ata artistë të çdo kategorie që kanë ndikim të madh tek e ardhmja.

"Time" e rendit Dua Lipën në krye të listës

"Ajo dallon për zërin e veçantë. Ka një etik të famshme pune që është strikte mes gjithë personave që punojnë me të. Babai i ka mësuar që duhet të punosh shumë për të pasur pak fat dhe 25-vjeçarja ecën me këtë ideal. E zgjuar, e sjellshme dhe e paparë,"- shkruan "Time"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Të fundit