Flash News

POLITIKOFF

"TIME" shpall Zelensky-n si 'Njeriun e vitit 2022'

"TIME" shpall Zelensky-n si 'Njeriun e vitit 2022'

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është 'Njeriu i vitit 2022' për 'TIME', siç njoftoi revista të mërkurën. Zelensky, 44 vjeç, u bë një figurë e njohur në mbarë botën pas pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. Pothuajse dhjetë muaj më vonë, ai mbetet një simbol i stoicizmit dhe shpirtit të kombit përballë inkursionit.

"TIME" shpall Zelensky-n si 'Njeriun e vitit 2022'

'TIME' zgjedh çdo fundvit personin që ka pasur një ndikim të veçantë në ngjarjet e atij viti. I pari që u nderua me këtë titull ishte aviatori Charles Lindbergh në 1927. Zgjedhja e Zelensky u lajmërua me një kopertinë speciale në 'TIME', si dhe me një intervistë ekskluzive që u zhvillua pjesërisht në një udhëtim me tren për në Kherson, ku Zelensky u shfaq pothuajse menjëherë pasi trupat ruse u tërhoqën nga rajoni në nëntor.

"TIME" shpall Zelensky-n si 'Njeriun e vitit 2022'

Nëntë muaj kanë qenë nën okupim, pa dritë, pa asgjë,” -ka thënë mes të tjerash ai. "Kjo është detyra ime të shkoj atje dhe t'u tregoj atyre se Ukraina është kthyer, se ajo i mbështet ata(të plagosurit)."

Intervista u fokusua gjithashtu te hobit e Zelensky jashtë presioneve të zyrës së tij – edhe pse ai nuk ka shumë kohë për t'i shijuar ato tani. Një ish-aktor dhe komedian, ai u rrit duke shijuar komeditë e vjetra sovjetike.

"Këto janë klasikët e brezit tim, por unë nuk jam në gjendje t'i shikoj tani," shpjegoi ai. "Më revoltojnë".

Të fundit