Flash News

POLITIKOFF

Tolgahan thumbon aktorin Can Yaman: Është i zëvendësueshëm

Tolgahan thumbon aktorin Can Yaman: Është i

Gjatë një sfide në emisionin “Zemër Luana” në Tv Klan, aktori turk Tolgahan Sayisman u pyet për mendimet e tij për kolegët dhe yjet e tjerë të serialeve turke. Si për të na kujtuar rolin e tij në serialin shumë të dashur edhe në Shqipëri, “Kampioni im”, Tolgahan u fut në rolin e boksierit dhe teksa grushtonte drejt trajnerit në ring, ai duhet të jepte komente pozitive apo negative rreth personazheve, fotot e të cilëve shfaqeshin në ring.

Në foton e parë u shfaq Kivanç Tatlitug, për të cilin Tolgahan tha se është “më i miri”. I dyti u shfaq Can Yaman dhe Tolga u duk se e hodhi një “thumb”, duke thënë vetëm se “italianët e duan shumë” dhe nuk kishte ç’të shtonte më.

Tolgahan thumbon aktorin Can Yaman: Është i

Rikujtojmë se Can Yaman ka qenë në qendër të mediave rozë italiane pas një romance që pati me moderatoren sportive Diletta Leotta. Në fund, Tolgahan u pyet edhe për Hande Erçel me të cilën ka punuar në serialin “Siyah Inc”. Për Hande, Tolgahan tha se ajo ka një vend të veçantë.

Të fundit