Flash News

POLITIKOFF

Tom Brady nuk donte që martesa me Gisele të merrte fund

Tom Brady nuk donte që martesa me Gisele të merrte fund

Tom Brady nuk bëri përpjekje të mjaftueshme për të shpëtuar martesën e tij me Gisele Bündchen, edhe pse ai nuk donte që martesa të përfundonte.

Përpara se dyshja të paraqisnin dhe të finalizonin divorcin të premten, ylli i NFL ishte i gatshëm të bënte "çfarëdolloj gjëje që duhej për të rregulluar gjërat", sipas People.

Tom Brady nuk donte që martesa me Gisele të merrte fund

Burimet i thanë revistës se afër fundit të martesës së tyre 13-vjeçare, Brady donte t’i rregullonte gjërat sepse "nuk donte që fëmijët të kishin prindër të divorcuar".

Qendërmbrojtësi thuhet se ishte "i gatshëm të shkonte në terapi, këshillim për martesë – të bënte çfarë duhej për t'i bërë gjërat të funksiononin", por Bündchen mendoi se ishte shumë vonë për këtë.

"Ajo i dha atij shumë mundësi për t’i rregulluar gjërat, por ai nuk e bëri," tha burimi, duke shtuar se ndërsa Brady ishte "i zënë duke ndjekur pasionin e tij", supermodeles iu desh t’u përkushtohej e vetme fëmijëve.

Tom Brady nuk donte që martesa me Gisele të merrte fund

Megjithatë, menjëherë pasi Bündchen dyshohet se i dha atletit një ultimatum dhe kërcënoi se do t'i jepte fund martesës së tyre, Brady bëri zgjedhjen e gabuar.

Që nga ndarja, atleti thotë se është i fokusuar në dy gjëra, kujdesin për familjen dhe fëmijët, dhe së dyti, duke punuar për të fituar ndeshjet e futbollit.

Të fundit