Flash News

POLITIKOFF

Tom Cruise në një lidhje me aktoren 20 vite më të re

Tom Cruise në një lidhje me aktoren 20 vite më të re

Aktori Tom Cruise është shumë privat kur bëhet fjalë për jetën e tij personale. Sidoqoftë, më 17 Dhjetor 2020, The Sun ekskluzivisht raportoi se Tom po 'dilte fshehurazi' me aktoren me të cilën po luan në "Mission Impossible", Hayley Atwell.

Çifti u panë të kapur për dore në një shfaqje të fundit në Londër, duke nxitur spekulimet se ata së shpejti do të dalin në publik me lidhjen e tyre. Çifti aktualisht është duke filmuar filmin e shtatë të " Mission Impossible".

Thuhet se aktori 58-vjeçar dhe kolegia e tij 38-vjeçare janë të pandashëm që nga dita e parë që janë njohur bashkë. Tom nuk është përfolur për ndonjë romancë që nga divorci me ish-bashkëshorten e tij, Katie Holmes, në vitin 2018,

Të fundit