Flash News

POLITIKOFF

Tom Cruise tregohet i ashpër me stafin se nuk respektuan rregullat anti-Covid: Nuk ka falje!

Tom Cruise tregohet i ashpër me stafin se nuk respektuan rregullat

Tom Cruise është në xhirime të “Mission Impossible 7” por gjërat nuk po shkojnë si duhet me stafin me të cilin po punon. Aktori është dëgjuar në një audio të publikuar nga mediat e huaja teksa qorton rreptësisht stafin e tij sepse kanë neglizhuar rregullat anti-Covid.

“Në Hollyëood po bëhen filma për shkakun tonë, sepse besojnë tek ne dhe ajo çfarë bëjmë! Jam duke folur në telefon me çdo studio, kompani sigurimi, producentë dhe ata na kanë shembull ne. Ne po mbajmë me punë mijëra njerëz o ‘motherfuckers’. Mos ta shoh më këtë që ndodhi sot! Kurrë më! Nëse shoh që ndodh sërish…jeni të pushuar. Nuk ka falje.

Këto thuajani njerëzve që po humbasin punët e tyre dhe bukën e gojës sepse industria jonë po mbyllet. Këtë mendoj çdo natë, të ardhmen e kësaj industrie. Kështu që nuk i pranoj faljet tuaja. Unë e bëra timen, ju thashë, nëse nuk e zbatoni, përjashta! Ne nuk do e mbyllim këtë dreq industrie! Morët vesh? Jam i qartë? E kuptuat çfarë dua? E kuptoni përgjegjshmërinë që keni? Sepse nëse nuk keni logjikë, jeni të pushuar. Kaq po them!”- ka thënë Cruise.

Të fundit