Flash News

POLITIKOFF

Tom Holland po vjen për atë 'Oscar'… si prezantues

Tom Holland po vjen për atë 'Oscar'… si prezantues

Me fuqinë e madhe vjen përgjegjësia e madhe, dhe me famën e madhe vjen… mundësia për të udhëhequr "Oscars"? Thuhet se Tom Holland është në garë për të qenë prezantuesi i "Oscar-it 2022" – duke supozuar, sigurisht, se ndarja e çmimeve Oscars do të zhvillohet dhe nuk do jetë një event i mbyllur si "Golden Globes".

Të martën, më 11 janar, u njoftua se "Oscars 2022" do të ketë një prezantues për herë të parë që nga viti 2018. Shfaqja e zbukuruar e çmimeve ka mbetur pa prezantues gjatë viteve të fundit, pas një polemike mbi postimet e vjetra homofobike të prezantuesit Kevin Hart në Twitter.

Sipas 'The Hollyëood Reporter', Akademia në fakt tashmë ka arritur tek zgjedhja e tyre e parë: Tom Holland. Do të jetë një Oscar Spidey, njerëz!

Tom Holland po vjen për atë 'Oscar'… si prezantues

Të fundit