Flash News

POLITIKOFF

Top Channel publikon lajmin e mediave italiane: Ilir Shaqiri jep 50% të çmimit për fondacionin Dritan Hoxha

Top Channel publikon lajmin e mediave italiane: Ilir Shaqiri jep 50% të

Balerini shqiptar - i cili karrierën e tij e ka ndërtuar në Itali - është fituesi i edicionit të parë të "Big Brother Vip Albania".

Dje më drekë, një nga mediat italiane "Askaneës.it" shkroi se ai i ka dhuruar 50% të shumës për fondacionin "Dritan Hoxha". Në fakt, ai nuk e kishte thënë më parë këtë gjë dhe as nuk e kishte pompuar gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ndërsa dje doli si lajm, duke qenë se vetë Iliri nuk e kishte komunikuar këtë gjë, nuk u fol shumë rreth këtij donacioni. Mirëpo, Top Channel sot ka konfirmuar se 50% e shumës së fituar do të shkojë për fondacionin "Dritan Hoxha".

Ky gjest sigurisht që është vlerësuar shumë nga fansat e tij, aq më shumë për faktin se ai nuk e përdori për asnjë moment në shtëpinë e BBV këtë arsyetim.

Nga ana tjetër, Donaldi sfidoi Ilirin që t`i bashkohej në nismën e tij për të ndërtuar 4 shtëpi për shqiptarët, por ndërkohë mediat italiane e kishin publikuar tashmë që Iliri një pjesë të çmimit e ka dërguar në ndihmë të kauzave të ndryshme në fondacionin "Dritan Hoxha".

Të fundit