Flash News

POLITIKOFF

Top Media nuk transmeton këngën e Beatrix Ramosajt dhe këngëtarja ngre dyshime

Top Media nuk transmeton këngën e Beatrix Ramosajt dhe

Pak javë më parë, Beatrix Ramosaj publikoi këngën e saj të re "Më ndikon". Një baladë dashurie ose "një ninullë shpirti" siç e konsideron vetë ajo. 

Tani, ndërkohë që shijon suksesin e këngës, Beatrix ka një dilemë të cilën e ndau publikisht përmes një Story në llogarinë e saj të Instagramit. Kënga e saj e re, nuk transmetohet në My Music - kanalin muzikor të Digitalb dhe pjesë e Top Media.

"A nuk është pak e çuditshme që vetëm "Më ndikon" nuk transmetohet në My Music?"- shkruan ajo në Twitter, status të cilin këngëtarja e shpërndau edhe në Instagram.

Në komente fansat aludojnë se kjo ka të bëjë me "Bora Donald", pasi ata janë pjesë e Top Medias dhe Top Channel-it. Kujtojmë se Donaldi pavarësisht që njihet si aktor humori, ai ka bërë dhe disa këngë së fundmi, të cilat renditen në vendet e para në Top Awards.

Të fundit