Flash News

POLITIKOFF

Topalli bëhet sërish gjyshe, poston foto me nipërit: Një ëngjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë

Topalli bëhet sërish gjyshe, poston foto me nipërit: Një
Topalli me nipërit

Politikania Jozefina Topalli është bërë sërish gjyshe. Vajza e saj, Megi ka sjellë në jetë fëmijën e dytë.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Topalli, e cila ka shpërndarë një foto me të dy nipërit. Krahas fotos, Topalli shkruan: Një ëngjëll i vogël ka mbërritur në shtëpinë tonë duke gëzuar të gjithë. Megi e ne të gjithë kemi zemrën plot.

Topalli mori pjesë në zgjedhjet e 25 prillit, nën siglën e partisë Lëvizja për Ndryshim, nga drejtimi i së cilës, u largua pas rezultatit zgjedhor.

Të fundit