Flash News

E-TJERA

Trafikonin drogëra të forta te turistët, arrestohen në Mykonos shqiptari me të dashurën e tij greke

Trafikonin drogëra të forta te turistët, arrestohen në

Një 27-vjeçare greke ka rënë në pranga bashkë me të dashurin e saj shqiptar. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, të dy i shisnin turistëve në Mykonos dhe Dubai drogëra të forta të të gjitha llojeve nga kokaina te kanabisi.

Mediet e huaja raportojnë se 27-vjeçarja greke, shfaqej në rrjete sociale si përfaqësuese e shërbimit “Menaxhimi i Mikëpritjes”.

27-vjeçarja dyshohet se ka mbajtur paratë e trafikut të drogës, të cilat partneri i saj 28-vjeçar i promovonte te turistët. Bashkë me ta u arrestua edhe një 35-vjeçar nga Izraeli, i cili sapo kishte blerë 1.1 gram kokainë për 200 euro.

Prokuroria e Narkotikëve të Rojës Bregdetare e lokalizoi çiftin në zonën Tagou – Argyraina dhe u bë një kontroll në shtëpinë ku jetonin trafikantët.

Ata gjetën tre pako kanabis me peshë 4.3 gram, një pako plastike me tre pako najloni të improvizuara kokainë me peshë bruto 6.6 gram, një pako plastike me 5.4 gram kokainë, tre pako najloni të improvizuara me MDMA, me peshë bruto 07. gram secila.

Gjithashtu janë gjetur 21,740 euro para cash, si dhe tre celularë.

Ata gjetën një peshore precize dhe 570 dollarë amerikanë, 420 paund britanik, 25 dollarë kanadezë, 115 dirhemë të Emirateve të Bashkuara Arabe, 200 mijë lekë shqiptare, 55 dollarë australianë dhe 20.00 franga zvicerane.

Të fundit