Flash News

POLITIKOFF

Trajneri i Luizës i lumtur që ajo hoqi dorë nga "Dance Albania"

Trajneri i Luizës i lumtur që ajo hoqi dorë nga "Dance

Pothuajse të gjithë u trishtuan për tërheqjen e kampiones Luiza Gega nga ‘Dance Albania’, por dikush,  një njeri shumë i afërt me të, ishte më i lumturi për këtë fakt. Trajneri i atletes, Taulant  Stërmasi është njeriu që mendon se ajo bëri zgjedhjen e duhur për të lënë në mes këtë garë. Në një mesazh për Luiza Gegën në ‘Rudina’ në Tv Klan ai ia shpreh këtë mendim publikisht.

Liza, përshëndetje. Në lidhje me “Dance Albania”, sigurisht që bëre gjënë e duhur. Në fakt gazetarët morën në telefon dhe thanë ‘çfarë mendimi ke për atë që bëri Liza’, se unë s’të pashë. Gjënë e duhur bëre. Nuk diskutohej që do tërhiqeshe ndryshe pastaj dy qare ka, o ato o unë. Përtej shakasë, mua më pëlqen që bëre diçka ndryshe nga ajo që bën në të përditshmen tënde, por fatkeqësisht, je në një periudhë që nuk ke kaq kohë të lirë që të angazhohesh maksimalisht.

Trajneri i Luizës i lumtur që ajo hoqi dorë nga "Dance

"Unë besoj shumë që në një moment tjetër kur sporti të mos jetë kaq elitar sa ç’kërkon sot, do të të japë mundësinë që të japësh maksimumin tënd në një performancë për të kërcyer dhe unë e di shumë mirë që je person që ke koordinim të mirë dhe sigurisht ke avantazhin e peshës së trupit dhe forcës. Urime në vazhdim, me sportin sigurisht."

"Ka qenë edhe pak presion, jo se më thoshte që ti duhet ta lësh por gjithë kohës e shikoja që nuk ishte i  kënaqur kur unë duhet të vija pak vonë në stërvitje apo duhet të ikja dhe ndonjëherë nuk duhet të isha ditën e diel".

Kujtojmë që në një video të postuar nga Luiza gjatë së dielës ku e pyeste trajnerin nëse do e shihte performancën e saj në spektakël, reagimet e tij shkaktuan të qeshura teksa i thoshte “më lodhen sytë”.

"E ngacmoja, sepse gjithë kohës thoshte patjetër që “nuk do të të shikoj”. Nuk ishte dakord dhe kjo ishte arsyeja që tha më lodhen sytë. Të them të drejtën, natën që fitova më uroi. Javën e kaluar, të hënën e kaluar sepse ai ka vërtet shumë besim tek unë dhe e di që kur i futem diçkaje i  përkushtohem maksimalisht dhe kjo  ishte arsyeja pse unë u tërhoqa, sepse nuk kisha mundësinë t’i përkushtohem maksimalisht".

Të fundit