Flash News

POLITIKOFF

Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore, Kourtney Kardashian fotografohet e panikosur

Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore,

Muzikanti i njohur Travis Barker është dërguar me urgjencë në spital dhe partnerja e tij Kourtney Kardashian ndodhej pranë tij. Bateristi i Blink-182 u fotografua i shtrirë në një barelë jashtë Qendrës Mjekësore Cedars-Sinai në Los Angeles, Kaliforni, ndërsa Kourtney e ndiqte në këmbë. Ekipi i sigurisë së saj ishte me një Range Rover të zi, duke ndjekur ambulancën ndërsa mbërritën në spital.

Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore,

Pak minuta pasi lajmi doli në media, vajza 16-vjeçare e Barker, Alabama, postoi në Instagram Story:

"Ju lutem, dërgoni lutjet tuaja."

Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore,

Gazeta raportoi se stafi mjekësor në West Hills tha se muzikanti kishte nevojë për kujdes shtesë, kështu që ai u dërgua me urgjencë në Cedars-Sinai. Në orën 10:45 të mëngjesit me orën lokale, rockeri shkroi në Twitter: “Zoti më ruaj”. Në fakt, ky është emri i këngës së tij me Machine Gun Kelly, por koha e postimit në Twitter është e çuditshme. Ndërkaq, përfaqësuesit e çiftit nuk kanë reaguar ende.

Travis Barker në gjendje të rëndë shëndetësore,

Të fundit