Flash News

POLITIKOFF

Tre banorët e parë thuajse u konfirmuan nga vetë "Big Brother Vip"

Tre banorët e parë thuajse u konfirmuan nga vetë "Big

Faqja zyrtare e Instagram e "Big Brother Vip Albania", duket se ka vendosur që pak nga pak të zbulojë konkurrentët e këtij edicioni, i cili në formatin "vip" vjen për herë të parë në Shqipëri.

Duke qenë se personazhet publike bëjnë më shumë zhurmë se e personazheve të thjeshtë, vëmendja është e madhe dhe "analizat" bëhen në detaje nga fansat dhe mesa duket produksioni i Big Brother "po e shfrytëzon" këtë.

Në videon promo të radhës, produksioni nuk ka dhënë as fytyra dhe as emra por në një ndriçim të ulët, shihet silueta e banorëve të "BBV" dhe fansat janë të gjithë në një mendje:

1- Sheila Haxhiraj

2- Semi Jaupaj

3- Romeo Veshaj

Në tetor pritet të nisë një ndër emisionet që është kërkuar më shumë nga shqiptarët dhe një ndër më të shikuarit. Pas një pauze disa vjeçare, Top Channel sjell këtë patentë me shumë ndryshime dhe m fjalën e fundit të teknologjisë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit