Flash News

POLITIKOFF

Tre prezantuesit e Eurovizion 2022

Tre prezantuesit e Eurovizion 2022

Secili me një karrierë mbi 10-vjeçare, me përvojë në menaxhimin e televizionit - kjo edhe për shkak të pjesëmarrjes së tyre në emisionet prime-time në TV italian, dhe shumë të dashur për publikun italian, tre prezantuesit e "Eurovizion 2022" janë Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan, të cilët do të jenë prezantuesit e Eurovision 2022 në Torino!

Tre prezantuesit e Eurovizion 2022

Kjo finale do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila filloi një rrugë të pandalshme drejt majave të skenave botërore, fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars.

Tre prezantuesit e Eurovizion 2022

Eurovision që do të mbahet në qytetin e Torinos në datat 10, 12 dhe 14 maj në Palaolimpico. Zyrtarizimi i treshes së prezantuesve u bë në skenën e Teatrit Ariston gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremo 2022 dhe publiku italian është shumë i gëzuar për këtë zgjedhje.

Tre prezantuesit e Eurovizion 2022

Kujtojmë se Shqipëria do të përfaqësohet me Ronela Hajtin me "Sekret", këngë që është kthyer në hit dhe që publiku i Eurovizion e pëlqen jashtëzakonisht shumë. Ronela është artistja e parë që do të hapë në natën e parë këtë edicion të këtij viti të "Eurovizion".

Tre prezantuesit e Eurovizion 2022

Të fundit