Flash News

POLITIKOFF

Triumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonë fitores së Ilir Shaqirit

Triumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonë

Fituesi i edicionit të parë të"Big Brother Vip Albania" u shpall Ilir Shaqiri, balerini shqiptar që ka bërë bujë dhe famë në Itali në vitet kur shqiptarëve vështirë i hapeshin dyert nga shteti fqinjë, aq më pak të shkëlqeje në art.

Që kur filloi BBV, Iliri u pa si një nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin dhe shpesh herë u shpall dhe si i preferuari i publikut, deri sa triumfoi në mbrëmjen e së premtës ku u shpall dhe fitues.  Në finale ishin Beniada Nishani, Einxhel Shkira, Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri ku ky i fundit fitoi çmimin prej 100 mijë eurosh.  

Fitorja e Ilir Shaqirit ka tërhequr vëmendjen e mediave italiane.

“Në Itali, Ilirin e njohim falë Maria De Filippi. Balerini profesionist ka marrë pjesë në programe mjaft të suksesshme si “Amici ” dhe “ Buona Domenica ”. Për ta lidhur me vendin tonë nuk është vetëm e kaluara e tij artistike, por bashkëshortja e tij, ish-aktorja Emanuela Morini, e cila mori pjesë në finale. Ajo bërtiste nga gëzimi në momentin e shpalljes së fitores dhe gjithashtu vajza e tij, Emily e cila po ndjek gjurmët e prindërve,"- shkruajnë mediat italiane.

Balerini reagoi pas fitores duke thënë se kurrë më parë nuk kishte provuar kaq shumë emocione.

“Kurrë më parë nuk kisha provuar kaq shumë emocion per te shkruajtur nje post dhe ku nuk gjej dot fjale per te pershkruar dimensionin e ketij emocioni qe me dhuruat me votat tuaja. Ju ndjej njerez te mi dje, sot e mot! Jemi 1 dhe do festojme shume suksese te tjera bashke. Faleminderit nga zemra, Ju Dua”, shkroi Iliri në rrjetet sociale.

Triumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonëTriumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonëTriumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonëTriumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonëTriumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonëTriumfoi në "Big Brother Vip", mediat italianë jehonë

Të fundit