Flash News

POLITIKOFF

E përlotur, Beatrix Ramosaj flet për tre muajt e fundit

E përlotur, Beatrix Ramosaj flet për tre muajt e fundit

Përmes një videoje në TikTok, të cilën e ka postuar dhe në rrjetet e tjera sociale, ka reaguar për herë të parë publikisht për situatën e krijuar dhe gjithë presionin që po kalon pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

Me lot në sy, ajo tregon se sa shumë po vuan me gjithë bullizimin që i bëhet në rrjetet sociale dhe thotë se ka heshtur mjaft deri tani dhe se nuk do ulë kokën dhe të pranojë dhunën dhe atë online.

Ajo thotë se nëse portalet apo individë do vijojnë me lajme, kërcënime dhe ofendime, do përballen me pasoja ligjore.

“Përshëndetje të gjithëve, dua ti drejtohem sot të gjithë njerëzve që më ndjekin dhe atyre që s’më ndjekin. Atyre që më duan dhe që nuk më duan. Jam pjesë e kësaj industrie që ka mosha 15-vjeçare. Daljet e mia publike kanë qenë shumë të limituara. Asnjëherë nuk kam qenë pjesë e skandaleve; asnjëherë nuk jam përfshirë në debate online, as nuk kam dhënë shumë intervista.

Tre muajt e fundit, mbase edhe më shumë, është abuzuar pafund me emrin tim. Jam mallkuar unë, është mallkuar familja ime, të gjithë njerëzit që më kanë mbështetur. Kisha vendosur të hesht edhe mendoja se si do ta përballoja të gjithë këtë presion, por e shikoj që thjesht nuk po mbaron për mua. Nuk do doja kurrë që as unë dhe as të tjerët të bullizoheshin, apo të sulmoheshin në emrin tim. Të tregojmë qytetarinë dhe të ndërgjegjësohemi për gjërat që shkruajmë. Kam heshtur shumë por nuk do të hesht më. Dua të jem shembull i mirë për vajzat edhe gratë. Dua t’i tregoj që duhet t’i dalim zot vetes dhe mos ta pranojmë dhunën përfshirë dhe atë online.”

“Nga sot e tutje kushdo që do më ofendojë, kërcënoj, më prish imazhin do përballet me pasoja ligjore. Faleminderit njerëzit që më kanë mbështetur. Do ju lutesha të gjithëve të mendohemi mirë para se ta themi fjalën , të bëhemi më të mirë me njëri-tjetrin, ta duam më shumë njëri-tjetrin, një jetë kemi."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by B E A T R I X (@beatrixramosaj)

Të fundit