Flash News

POLITIKOFF

Trump bllokoi Chrissy Teigen në Twitter. Tani ajo është një nga 12 personat që Biden ndjek

Trump bllokoi Chrissy Teigen në Twitter. Tani ajo është një

Joe Biden ndjek 11 profile në Twitter që kanë lidhje me Shtëpinë e Bardhe dhe profilin e Chrissy Teigen.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Binden, pas betimit ditën e djeshme, rimori akses në llogarinë e tij “Potus” (President of the United States - Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës) në Twitter. Presidenti ndjek deri më tani vetëm 12 njerëz dhe personazhi i famshëm që ai ndjek është vetëm Chrissy Teigen.

"Përshëndetje Z. Biden, kam 4 vite e bllokuar nga presidenti, mund të më bëni follow"

Biden ndjek bashkëshorten e tij, Zonjën e Parë Jill Biden, anëtarë të stafit dhe Teigen, që është bllokuar nga Donald Trump për disa vite.

Trump bllokoi Chrissy Teigen në Twitter. Tani ajo është një

Sigurisht që kjo gjë ka gëzuar pafund modelen Teigen e cila ka shprehur gjithë entuziazmin e saj në Twitter, teksa shkruan krah fotos që ka bërë screenshot të listës që ndjek Biden:

"OH ZOT!!!!!!"

Zemra ime, oh zot, mund të shoh më në fund postimet e presidentit në Twitter”, vazhdon më tej Chrissy.

Pastaj, në një postim tjetër tha se "nuk do të bënte më kurrë postime në Twitter", pasi mendon që Biden mund të shikojë tani që e ndjek çdo çmenduri të sajën.

Dje, Chrissy Teigen i shkroi personalisht Biden në Twitter duke i kërkuar që t’i bënte “follow” para inaugurimit:

“Përshëndetje Joe Biden, unë jam bllokuar nga presidenti për 4 vite, a mund të marr një ‘follow’ të lutem.”

 

Të fundit