Flash News

POLITIKOFF

Trump dhe Melania Trump u vaksinuan në heshtje sa ishin në Shtëpinë e Bardhë

Trump dhe Melania Trump u vaksinuan në heshtje sa ishin në

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump dhe bashkëshortja e tij Melania, u vaksinuan sa ishin në Shtëpinë e Bardhë. I gjithë ky proces kaloi në heshtje dhe pa vëmendje mediatike.

Kjo u zbulua nga korrespondentja e New York Times, Maggie Haberman, e cila fitoi çmimin Pulitzer për punën e saj në vitet në të cilat ndoqi presidencën e Trump.

Lajmi erdhi një ditë pasi Trump u paraqit në konferencën politike CPAC në Orlando, ku për herë të parë ai inkurajoi njerëzit të vaksinoheshin.

“Të gjithë duhet të shkojnë të vaksinohen”, tha  Trump gjatë fjalës. Kur The Times pyeti një këshilltar të ish-presidentit nëse e kishte marrë atë, përgjigjja ishte që ai e kishte bërë atë privatisht, një muaj më parë.

Të fundit