Flash News

POLITIKOFF

‘Tu repovat po m’nxen mëngjesi’, kush është 13-vjeçari që u bë viral në TikTok

‘Tu repovat po m’nxen mëngjesi’, kush është

Një 13-vjeçar nga Kosova është bërë viral brenda natës me këngën e tij hip-hop, e cila u përdor në TikTok nga artistë të mëdhenj si Dafina Zeqiri,Ylli Limani, Dhurata Dora, ish-banorët e BBV e shumë të tjerë. 

“Tu repovat po m’zen mëngjeeesi”, është kënga që është bërë hit së fundmi në TikTok dhe po degjohet kudo. 

13-vjeçari, shqiptar i Kosovës i cili quhet Shqiproni, ka thënë se këngën e ka bërë me telefon para disa muajve, por që është bërë virale vetëm javën e kaluar. Ai e ka shkruar vet tekstin.  

“Këtë këngë e kam realizuar para 5 muajve. U bë e famshme tani se e publikuan të famshmit.Këngën e kam bo në telefon, ja kam nis kështu se më pëlqen muzika, djali i axhës më ka ndihmu pak. Tekstin e kam shkruar vetë, më erdhi prej kångëve që i ngoj. Përsa i përket ex-it, krejt imagjinat osht.Tash do e qesh, do shoh a po m’dhez. Muzikën e kom bo vet, e pak me ndihmën e djalit axhës.Djali i axhës merret me muzikë. Para 3 muajve e kam publikuar. Dafina Zeqiri ishte e para prej t’famshmve. U gëzova mendova po m’dhez konga. Dafina tha super hit.Pashë që po m’dhez e do qes edhe kongë të tjera. Konga e radhës do jetë me videoklip,” tregoi Shqiproni per ATV. 

Të fundit