Flash News

POLITIKOFF

Tumori, arsyeja pse Zhaku nuk bën dot një fëmijë

Tumori, arsyeja pse Zhaku nuk bën dot një fëmijë

Inida Gjata, e cila njihet me emrin e artit si Zhaku, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Apolitik”, ku ndër të tjera ka folur edhe për arsyen se përse nuk bën fëmijë. Zhaku ka treguar se shkak është një tumor që ka, i cili fatmirësisht është beninj.

“Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua t’u shkoj nga mbrapa fëmijëve”, ka thënë ajo.

Zhaku tha se nuk ndihet keq nëse nuk do të bëhet nënë, pasi sipas saj bota nuk po bëhet një vend më i mirë për të sjellë në jetë një fëmijë.

Të fundit