Flash News

POLITIKOFF

Tuna dhe Cozman shënojnë një ribashkim të suksesshëm

Tuna dhe Cozman shënojnë një ribashkim të suksesshëm

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, lajmeve për ndarjen nga ish- partneri Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve me rikthimin e saj jo vetëm në tregun muzikor, por dhe me një lajm që mund të themi me plot gojë se ka ‘thyer rrjetin’.

Bëhet fjalë për ribashkimin e saj me reperin Cozman. Dyshja kanë sjellë ditën e djeshme një duet së bashku pas dy bashkëpunimeve super të suksesshme vite më parë. Nuk dihet nëse artistët janë ribashkuar edhe në jetën romantike, por të sigurt e kishim se kjo surprizë do të ishte padyshim një hit pasi është një dyshe me kimi fantastike. Dhe kështu ndodhi!

Vetëm pak më parë, artistja na zbuloi se në vendin tonë ‘I huj’ është ‘trending’ në vendin e parë, ndërsa në Maqedoni në vendin e dytë. Epo, besojmë të gjithë na ka prekur zemrat ky ribashkim…

 



Të fundit