Flash News

POLITIKOFF

Tuna rikthehet nga Siria: Udhëtimi më emotiv në jetën time, jam një Tuna tjetër

Tuna rikthehet nga Siria: Udhëtimi më emotiv në jetën time,

Këngëtarja Tuna është kthyer nga Siria - ku udhëtoi si pjesë e organizimit nga ‘Forchildrensmile’ për t’i ndihmuar fëmijët që kanë përjetuar luftëra.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tuna ka treguar se ky ka qen udhëtimi më emotiv i jetës së saj dhe se tani ajo ndihet një "Tuna tjetër".

"Kur ka qenë hera e fundit që jemi ndjerë falënderues për jetën që kemi, shtratin ku e shtrijmë kokën çdo natë, tryezat me ushqime...
Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën... Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma.
U ktheva e riformësuar. Jam një Tuna tjetër që sapo ka filluar rrugën për të dhënë kontributin minimal që Tiani dhe Zeni të rritet në një botë me më shumë buzëqeshje fëmijësh. Në një botë më të mirë,"-
ka shkruar Tuna në profilin e saj në Instagram.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? (@tunasejdi)

Të fundit