Flash News

POLITIKOFF

Tuneli i nëndheshëm në Kukës, BE: Do ta kthejmë në atraksion turistik

Tuneli i nëndheshëm në Kukës, BE: Do ta kthejmë në

Tuneli i nëndheshëm në Kukës - që njihet dhe si vendstrehimi i nëndheshëm, ku mund të strehoheshin më shumë se 30 mijë persona nga sulmet e armiqve të atëhershëm të socializmit - do të kthehet tashmë në një atraksion turistik për vizitorët.

Bashkimi Evropian do të rivitalizojë "Kukësin e nëndheshëm" përmes projektit Adrion, projekt ky që përfshin të gjitha vendet që lagen nga deti Adriatik.

Projekti pritet të përfundojë në vitin 2022 dhe synon të japë kontribut jo vetëm njohjen e vlerave dhe aseteve të qytetit të Kukësit, por dhe ekonomisë së këtij qyteti.

Të fundit