Flash News

POLITIKOFF

Turistët serbë u bllokuan në Valbonë, trupi i pajetë nxirret me litarë nga terreni i thepisur

Turistët serbë u bllokuan në Valbonë, trupi i pajetë

Policia e Kukësit ka dhënë të tjera informacione për ngjarjen në Valbonë, ku mbetën të bllokuar disa turistë serbë në vendin e quajtur "Maja e grykave të hapura”, ku njëri fatkeqësisht humbi jetën.

Bëhet me dije se për shkak të terrenit të vështirë trupi i viktimës po nxirret me barelë dhe litar. Ndërkohë dy prej turistëve të tjerë serbë që ishin së bashku me viktimën janë akomoduar në Valbonë dhe nuk kanë shfaqur probleme shëndetësore. Kujtojmë që turisti serb me iniciale G. S. së bashku me një grup tjetër po eksploronin zonën, ku ndërroi jetë si pasojë e një infarkti.

“Gjatë paradites, Salla Operative e Tropojës ka marrë njoftim nga një turiste serbe, se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, shtetasi G. S., kishte ndërruar jetë, dyshohet si pasojë e infarktit. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës, janë nisur drejt adresës së dhënë. Duke qenë se për shkak të terrenit të thepisur, nuk është e mundur ulja e helikopterit, në ndihmë të shërbimeve të Policisë Tropojë janë nisur edhe Forcat e kërkim-shpëtimit të Kosovës, për të bërë të mundur nxjerrjen e turistëve, nga vendi ku janë bllokuar,” njoftoi policia për ngjarjen.

Të fundit