Flash News

POLITIKOFF

U aksidentua në gjendje të dehur, caktohet masa nga gjykata për Aleksandër Gjokën

U aksidentua në gjendje të dehur, caktohet masa nga gjykata për

Në fundjavë, këngëtari i njohur Aleksandër Gjoka u arrestua nga Policia e Tiranës pasi shkaktoi një aksident në gjendje të dehur.

Më pas Aleksandër Gjoka u dërgua në spital si pasojë e plagëve të marra, ndërsa efektivë të Policisë janë duke e ruajtur në spital pasi akuzohet për veprën penale “drejtim mjeti në gjendje të dehur”.

Gjykata vendosi ta lërë në arrest shtëpie.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të 21 majit, ku ndërsa po lëvizte më makinën e tij në zonën e Saukut drejt Komunës së Parisit, Gjoka ka humbur kontrollin e makinës duke u përplasur më një bordurë. 

Të fundit