Flash News

POLITIKOFF

U akuzua se i vodhi kupën Luizit, Olta flet për videon virale

U akuzua se i vodhi kupën Luizit, Olta flet për videon virale

Me siguri e mbani mend skenën e famshme kur në shtëpinë e "Big Brother VIP" disa fansa të identifikuar si "çunat e Brakës" i dërguan Luizit me dron një kupë simbolike. Kupa ra në duart e Oltës e cila e mori dhe e dërgoi në dhomën e rrëfimit. 


Lidhur me këtë skenë ajo ka folur së fundmi në një video live në Instagram. Olta tha se kupën nuk e vodhi, por u drejtua të dhoma e rrëfimit ku i dhanë ultimatum për mos t’ia treguar Luizit.


Ajo shtoi se thjesht ka zbatuar rregullat e programit për të mos parë dhe marrë informacionet që vinin nga jashtë.

Të fundit