Flash News

POLITIKOFF

U aludua se e ka refuzuar ftesën për të qenë në "Big Brother Vip Albania", Lorik Cana tregon si qëndron e vërteta

U aludua se e ka refuzuar ftesën për të qenë në

Një nga emrat që përflitej shumë se do të ishte pjesë e "Big Brother Vip", para se të niste ky reality-show" ishte ai i Lorik Canës. Në fakt një Cana tjetër u bë pjesë e kësaj gare, Graniti, i cili u kthye në një nga më të përfolurit për shkak të historisë së tij me Fifin.

Përveç kësaj, u spekulua shumë dhe për arysen e refuzimit të ftesës nga ana e ish-kapitenit të kombëtares shqiptare dhe lidhur me këtë, Loriku ka folur sot në "Abc e Mëngjesit" teksa ka treguar të vërtetën e këtyre "thashethemeve".

“Asnjëherë nuk më kanë ftuar për të qenë në Big Brother. Nuk është në profilet e mia dhe nuk do të kisha plan për të qenë pjesë e programit. Kam komunikuar me produksionin për t’u futur brenda kur ishte djali i axhës tim, për t’i bërë një surprizë. Nuk e kam bërë se doja që ai të bëjë rrugëtimin e vet, që të mos thuhej se u fut aty për Lorikun dhe do të vazhdojë prej meje,” - tha ai.

 

Të fundit