Flash News

POLITIKOFF

U arrestua për mashtrim, Liam Osmani rifutet në Big Brother Vip

U arrestua për mashtrim, Liam Osmani rifutet në Big Brother Vip

Pasi u arrestua me bujë brenda shtëpisë së Big Brother Vip, Liami është rikthyer sërish në spektakël.

Ai ishte në kërkim për një dënim të pashlyer për akuzën e mashtrimit. Pas lirimit ishte i gatshëm që të vijonte atë që la përgjysmë, për t’u bërë pjesë sërish e garës për çmimin e madh. Për të u hap një televotim, ku u votua që ai të rihynte në shtëpinë e Big Brother.

Banorët e kanë pritur shumë mirë rikthimin e Liam Mandiaros. Ata kanë rendur duke e takuar dhe përqafuar, tashmë banorin më të ri të Big Brother VIP 3. Teksa ishte në studio, Liam Mandiaro (Osmani), deklaroi se ka qëndruar në burg për 14 ditë dhe se nuk ia uron askujt këtë gjë që i ndodhi.

“Kam qëndruar në Burgun e Rrogozhinës, atje nuk kishte televizor por kam qenë me mendje aty brenda. Atje ka djem shumë të mirë që ndodhen në të njëjtën situatë si unë. Nuk ia uroj askujt. Nuk ia uroj as nënave dhe as baballarëve si ata të mitë që u përballën me një situatë të tillë”, tha ai në studio.

Të fundit