Flash News

POLITIKOFF

U bë i famshëm pa folur asnjë fjalë, më i ndjekuri i TikTok-ut jep intervistën e parë me zë

U bë i famshëm pa folur asnjë fjalë, më i ndjekuri i

Khaby Lame ka dhënë intervistën e tij të parë me zë. 200 milionë ndjekësit e tij për herë të parë u njohën me zërin e personazhit që u bë fenomeni i TikTok-ut pa folur asnjë fjalë.

22-vjeçari, i cili këtë muaj u bë personi më i ndjekur në TikTok, është i njohur për videot e tij në të cilat reagon ndaj ‘veprimeve’ qesharake të personave të tjerë në TikTok zakonisht duke treguar një mënyrë më të thjeshtë të realizimit të atij veprimi.

Khaby ka lindur në Senegal i cili u transferua në Itali në moshë të re. Popullariteti i tij me të vërtetë u rrit gjatë pandemisë COVID-19 pasi humbi punën si punëtor në një fabrikë.

@nasdaily The Secret, Inspiring, And Incredible Story Of Khaby He is speaking!! I flew all the way to Milan, Italy to tell you the incredible story of the guy who has 200 million followers but doesn't speak. This is the secret story of @khaby.lame #khabylame #khaby #learnfromkhaby #tiktok #tiktokcreators ♬ original sound - Nas Daily

Të fundit